I shprehu dashurinë LIVE në emision, aktorja shqiptare ndahet nga i dashuri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:06 28-01-2018 I shprehu dashurinë LIVE në emision, aktorja shqiptare ndahet nga i dashuri

Anna Lika është kthyer në një personazh mjaft të dashur për publikun shqiptar. 

Gjatë kohës kur ishte konkurente në spektaklin “Dance with me”, aktorja i bëri një dedikim shumë të veçantë të dashurit të saj, duke i shprehur fjalë të bukura dashurie.

“Ai di shumë mirë të nxjerrë melodinë me të bukur të zemrës sime, di të pikturojë tablonë e jetës time me ngjyrat më të bukura, ai për mua është artisti që ka bërë që çdo ditë e imja të jetë më e bukur”.- u shpreh e përlotur live në emision Anna.

E ftuar në “PopCulture” Anna Lika na dha lajmin që nuk e prisnim.

“Aktualisht jam single, por nëse do kisha të dashur nuk do e kisha problem ta thoja. Ndryshe nga ato vajzat që nuk duan të prononcohet në lidhje me këtë duke ruajtur kështu privatësinë e tyre. Kjo mbase vjen për shkak të frikës apo edhe mentalitetit që ekziston në Shqipëri”- kaq ka mjaftuar që të kuptojmë se aktorja i ka dhënë fund lidhjes së saj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022783994674683
array(1) { ["section"]=> string(81) "i-shprehu-dashurine-live-ne-emision-aktorja-shqiptare-ndahet-nga-i-dashuri-108232" }