I shtruar prej ditësh në spital, ndahet nga jeta bilbili i ahengut shkodran, Shyqyri Alushi

Publikuar tek: aktualitet, më 07:19 19-03-2019 I shtruar prej ditësh në spital, ndahet nga jeta bilbili i ahengut shkodran, Shyqyri Alushi

Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare “bilbili” i muzikës popullore shkodrane dhe Artisti i Merituar Shyqyri Alushi.

Alushi ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të hëne. Lajmin e hidhur e bënë me dije familjarët e të ndjerit.

Alushi prej ditësh ishte i shtruar në spital, ku merrte dhe trajtim për shkak se vuante nga ishemija. Ndërkohë, familjarët e tij përmes medias, i bënë apel shtetit për t’i ardhur në ndihmë ikonës së shquar për kontributin e dhënë në fushën e artit.

Ata u shprehën se po i blinin medikamentet me lekët e tyre sepse pensioni i tij prej 170 mijë lekësh të vjetra nuk mund ta përballonte. 

Shyqyri Alushi ka pasur një karrierë të gjatë muzikore. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë.

Alushi gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë edhe në disa turne në rang ndërkombëtar si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj.

Shyqyri Alushi mban titullin ‘Artist i Merituar’, dhe ‘Krenaria e qytetit të Shkodrës’ dhe do të kujtohet si këngëtar i shquar i ahengut dhe këngës popullore qytetare shkodrane.

Newsbomb.al u shpreh ngushëllimet familjarëve për këtë humbje!

download.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekzekutimi mafioz i Jurgen Kurtit te Sheshi Wilson, reagon Gent Strazimiri
Parashikimi i motit, zbuloni si pritet të jetë sot »
Article Logic
Execution time: 0.012537956237793
array(1) { ["section"]=> string(96) "i-shtruar-prej-ditesh-ne-spital-ndahet-nga-jeta-bilbili-i-ahengut-shkodran-shyqyri-alushi-156997" }