I shtruar prej ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’, Covid-19 i merr jetën piktorit të njohur Mustafa Arapi

Publikuar tek: aktualitet, më 07:47 21-01-2021 I shtruar prej ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’, Covid-19 i merr jetën piktorit të njohur Mustafa Arapi Piktori Mustafa Arapi

Mustafa Arapi, piktor dhe restaurator i njohur, nuk jeton më. Ai është ndarë nga jeta në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku kurohej për Covid-19.

Arapi u shtrua në spitalin Covid2 në datë 16 janar. Vajza e tij i bëri apel kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu që të tregonin kujdes për babain e saj. Fatkeqësisht, sot bëhet me dije se piktori i njohur ka ndërruar jetë.

“Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare. Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare”, shkruante vajza e tij, Dorina Arapi, pak ditë më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: «  Sot 21 Janar, çfarë ndodhi 10 vjet më parë
Operacion anti-kontrabandë në Rinas: Arrestohen 9 persona, 4 janë doganierë; Sekuestrohen tre makina, dhjetëra pallto e xhupa (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010982036590576
array(1) { ["section"]=> string(101) "i-shtruar-prej-ditesh-te-shefqet-ndroqi-covid-19-i-merr-jeten-piktorit-te-njohur-mustafa-arapi-235782" }