60 vjeçari nga Rrësheni Leonard Skabona, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga kati i tretë i Spitalit Infektiv, ku kurohej për Covid-19.
Mësohet se viktima kishte 10 ditë që ishte shtruar në spital dhe po merrte mjekim, por gjendja shendetësore e tij ditët e fundit nuk ka qenë e mirë. Kjo e ka shtyrë burrin nga Rrësheni që të ndërmarrë aktin e rëndë.
Gazetarja Dorjana Bezat është shprehur se 60 vjeçari është hedhur nga dritarja e dhomës së tij. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur 30 minuta pas mesante, në orën 00.30. Kartela mjekësore e tij ështe sekuestruar dhe mjekët që ndiqnin rastin janë duke u marrë në pyetje nga Policia.
Ai ka ndërmarrë aktin tragjik në momentin kur mjekët ndërronin turnin dhe numri i tyre ishte i reduktuar. Rasti i Leonard Skabonës është i 4-ti që ndodh në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe i 5-ti në Shqipëri. Një tre javë më parë, një tjetër pacient u hodh nga Spitali Infektiv dhe ndërroi jetë.
Lexo edhe: Rasti i 5-të që vetëflijohet në Shqipëri dhe i 4-ti vetëm nga ‘Shefqet Ndroqi’