I shtyjnë gjyqin, SHPËRTHEN SAIMIR TAHIRI: Si mund të humbin letrat në Prokurori? Me ato letra këta donin të më arrestonin, skandaloze…(DEKLARATA E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:35 17-07-2019 I shtyjnë gjyqin, SHPËRTHEN SAIMIR TAHIRI: Si mund të humbin letrat në Prokurori? Me ato letra këta donin të më arrestonin, skandaloze…(DEKLARATA E PLOTË)

Është shtyrë për të tretën herë gjyqi te Krimet e Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në seancën e sotme u tha se prokuroria ka humbur 3 fashikuj. Ndërkohë, në një prononcim për mediat jashtë gjykatës Tahiri foli me tone të ashpra duke u shprehur se si mund të humbin letrat në prokurori, pasi kjo ishte edhe arsyeja e shtyrjes së seancës.

Tahiri mes të tjerash e cilësoi qesharake shtyrjen për të tretën herë të seancës, ndërsa theksoi se është i gatshëm të heqë dorë edhe nga dëshmitë në favor të tij vetëm që të mos shtyhet gjyqi.

"Unë e thashë edhe në gjykatë për mua mjafton të bëhet gjyqi. Unë heq dorë, mjafton që gjyqi të mos shtyhet. Une nuk mund të bëj edhe postierin edhe policin edhe të pandehurin. Një seancë postieri solli disa letra të grisura, në një seancë polici nuk bëri njoftimet dhe hataja më e madhe tani paskan humbur letrat", tha ish-ministri.

Ndërkaq, seanca e radhës për Tahirin është caktuar të mbahet më 22 korrik.

Më shumë nga deklarata e Tahirit:

Ju jeni dëshmitarë që ky proces është shtyrë për të tretën herë. Herën e parë letrat që kishte sjellë posta ishin të grisura, herën e dytë  policia nuk kishte bërë njoftimet dhe hera e tretë se policia kishte humbur ca letra. Edhe një çerdhe është më e organizuar. Nuk e di si mund të ndodhë që të humbasin letrat në Prokurori. Unë nuk di si mund të vazhdohet kështu, ku praktikisht me këto letra prokuroria kërkoi arrestimin tim në parlament dhe sot nuk i paska. Nëse është e qëllimshme është e keqja më e vogël në fakt. Unë shpresoj të jetë mungesë vëmendje, madje nuk dua ti vë emër.

Unë e thashë edhe në seancë ato janë prova në favorin tim. Unë po heq dorë nga disa dëshmi që janë në favorin tim. Të mos shtyhet një procedim penal për arrestimin dhe letrat janë zhdukur, kjo është qesharake. Nuk ndodh as në dyqanin më të rëndomtë. Ministria e drejtësisë me formën e ministres i ka sjellë përkthimet në Prokurori.

Unë di të të them që e quaj të tepërt të shtyhet gjyqi për herë ne tretë. Është poshtëruese për drejtësinë, shpresoj të bëhet ndryshe. Unë kam konstatuar dhe mungesa të tjera. Drejtuesja e Krimeve të Rënda më ka thënë është dosje e saktë.

E lexova thotë dosja është e saktë sic e keni marrë edhe ju. Mua më intereson që gjyqi të mos zgjatet. Ky shtet nuk mund të jetë kështu. Kur ndodh me mua vaj hallit ça ndodh me njerëzit. Nuk dua të jap asnjë opinion personal, unë di të të them se është e shëmtuar, unë nuk di si mund të ndodhë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në një proces kaq mediatik. Kur i ka media nuk i paska prokuroria.

Unë e thashë edhe në gjykatë për mua mjafton të bëhet gjyqi. Unë heq dorë, mjafton që gjyqi të mos shtyhet. Une nuk mund të bëj edhe postierin edhe policin edhe të pandehurin. Një seancë postueri solli disa letra të grisura, në një seancë polici nuk bëri njoftimet dhe hataja më e madhe tani paskan humbur letrat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070199966430664
array(1) { ["section"]=> string(155) "i-shtyjne-gjyqin-shperthen-saimir-tahiri-si-mund-te-humbin-letrat-ne-prokurori-me-ato-letra-keta-donin-te-me-arrestonin-skandaloze-deklarata-e-plote-172471" }