I ‘’strehuari’’ nga Mark Frroku, u lirua 1 ditë para se policia të ndalonte makinën e ish-deputetit

Publikuar tek: aktualitet, më 08:44 26-11-2015 I ‘’strehuari’’ nga Mark Frroku, u lirua 1 ditë para se policia të ndalonte makinën e ish-deputetit Mark Frroku, Bardhok Pllanaj

Zbardhen të dhëna të reja rreth Bardhok Pllanajt. I dyshuari për trafikimin e 800 kg droge por njëkohësisht si personi që u mbrojt nga Frroku duke u futur në makinën e tij, u ndalua nga policia, por po atë ditë u la i lirë.

Siç raporton ‘’Mapo’’, një raport konfidencial i prokurorisë tregon se Pllanaj, u ndalua nga policia më 29 shtator 2014 në Velipojë dhe u shoqërua në Drejtorinë e Policisë Shkodër. Pllanaj, i cili është ende në kërkim, u evidentua se ishte në një restorant në zonën e Shallvareve në Tiranë, nën shoqërinë e një deputeti dhe një drejtuesi të lartë policie. Ai hipi në makinën ‘’Audi’’ të Frrokut dhe vetë Frroku ka kundërshtuar efektivët që t’I kontrollonin makinën, me argumentimin se ai ishte deputet dhe gëzonte imunitet.

Po si u ndalua Pllanaj në Shkodër dhe pse u lirua brenda ditës?

Sipas raportit të Prokurorisë, në 29 shtator të një viti më parë, u ndaluan dy automjete dhe një furgon me targa të huaja në dalje të Velipojës. Pikërisht sipas raportit, në këtë datë u bë edhe transportimi i 800 kilogramë kanabis nga Shkodra drejt Velipojës, për t’u transportuar me skaf drejt Italisë.

‘Më në dalje të Velipojës, shërbimet e policisë kontrolluan edhe automjetin tip fugron ‘’Ford tranzit’’ me targë 03D26665, drejtuar nga Gjeto Çekaj, bashkë me të cilin udhëtonin edhe  Përparim Rraja e Bardhok Pllanaj.Gjatë kontrollit dyshemeja ishte me pluhur rëre, në gomën rezervë u gjetën 4 rrota natribani të pahapura, 2 të përdorura dhe 5 palë doreza, 3 tuba qeseje të tejdukshme për paketime si dhe në xhep të derës u gjetën 3 palë doreza’’, thuhet në raport.

Gjatë marrjes në pyetje në Shkodër, Pllanaj, Çekaj dhe Rraja thanë se u gjendën në atë vend pasi kishin punë personale. Në këto rrethana, duke mos patur provën themelore, lëndën narkotike, ata u lanë të lirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banka e Shqipërisë përfocon rregullat e sigurisë, ky është vendimi i miratuar nga KM
Shpallen fajtorë numëruesit e KZAZ në Fier, goditën një person, shkatërruan sistemin e monitorimit dhe 7 televizorë »
Article Logic
Execution time: 0.011554002761841
array(1) { ["section"]=> string(100) "i-strehuari-nga-mark-frroku-u-lirua-1-dite-para-se-policia-te-ndalonte-makinen-e-ish-deputetit-26305" }