I sulmuan eskortën, Rama: Burg 1.5 vjet, por më vjen keq për ata. A bëhet burg për prof.Spahon?

Publikuar tek: politike, më 18:44 16-06-2019 I sulmuan eskortën, Rama: Burg 1.5 vjet, por më vjen keq për ata. A bëhet burg për prof.Spahon?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e gjykatës së Elbasanit për të lënë në burg krerët e PD-së në Elbasan dhe Librazhd, të cilën organizuan sulmin ndaj eskortës së tij disa ditë më parë në Librazhd.

Rama tha se zyrtarët e PD-së rrezikojnë deri në 1.5 vite burg, por u shpreh se i vjen keq për ta, pasi kanë shkuar “mish për top” për krerët e opozitës.

“Dhe ata sot morën dënim, profesor Spaho i nxorri atje në rrugë, dhe Spaho shkoi në shtëpi sot. Por për ata më vjen gjynah, se i kapi ligji për zgjedhjet, 1.5 vjet burg. Po më falni, a bëhet burg për profesor Spahon? U futën mes turmës, gjetën kë i kishin më të sinqertë, më budallenj dhe i hodhën mish për top, për llogari të Saliut, Lulzimit, fallxhores, Ilirit. Shkojnë e futen ca njerëz sot në burg për profesor Spahon”, deklaroi Rama nga Pogradeci.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026893138885498
array(1) { ["section"]=> string(97) "i-sulmuan-eskorten-rama-burg-1-5-vjet-por-me-vjen-keq-per-ata-a-behet-burg-per-prof-spahon-168460" }