I sulmuan se nuk pëlqyen shërbimin, dalin DETAJE të reja nga rrahja e turistëve në Qeparo

Publikuar tek: aktualitet, më 18:07 15-08-2019 I sulmuan se nuk pëlqyen shërbimin, dalin DETAJE të reja nga rrahja e turistëve në Qeparo Restoranti ''Panorma'' ku u rrahën 5 turistët spanjollë

Rrahja e 5 turistëve spanjollë ditën e sotme nuk ka ndodhur në Borsh.

’’Newsbomb’’ mëson se dhunimi i turistëve ka ndodhur në restorantin ’’Panorma’’ në Qeparo, 40 km larg Sarandës. Biznesi në fjalë është në pronësi të Mihal Kokëdhimës. Ai ka sulmuar dhe goditur turistët pas debatit për shërbimin e restorantit.

Ndër të tjera, mësohet se turistët e dhunuar nga pronari i lokalit janë dërguar për mjekim në Spitalin e Sarandës. Mihal Kokëdhima është ndaluar nga policia dhe po mbahet në Komisariatin e qytetit.

Ngjarja ndodhi për shkak se 5 turistët spanjollë mbetën të pakënaqur me shërbimin e restorantit dhe në momentin kur kanë tentuar të largohen me furgon janë goditur nga pronari i lokalit.

Ndërkohë sipas dokumenteve zyrtare në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Mihal Kokëdhima, pronari i Restorant 'Panormës' ku u dhunuan turistët spanjollë e ka nisur aktivitetin në vitin 2008, ndërkohë që prej dy vitesh, nga shtatori 2017 rezulton 'i pezulluar' pa afat.

Screenshot_5.jpg
Screenshot_6.jpg

lokali.jpg

restorant.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qelloi me armë ndaj një personi, arrestohet 38 vjeçari në Shkodër (EMRAT)
Zjarr masiv në Lukovë, kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.014564990997314
array(1) { ["section"]=> string(95) "i-sulmuan-se-nuk-pelqyen-sherbimin-dalin-detaje-te-reja-nga-rrahja-e-turisteve-ne-qeparo-175434" }