I tha hajdut dhe mashtrues, Soko i kthehet keq Braçes: KLSH-ja të kapi me 7 mld € shkelje, ke firmosur koncesione korruptivë, gënjeve fermerët e Divjakës për naftën pa taksa

Publikuar tek: aktualitet, më 18:36 27-11-2020 I tha hajdut dhe mashtrues, Soko i kthehet keq Braçes: KLSH-ja të kapi me 7 mld € shkelje, ke firmosur koncesione korruptivë, gënjeve fermerët e Divjakës për naftën pa taksa Braçe - Soko

Eksperti i ekonomisë Pano Soko i është përgjigjur akuzave të zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili dje e akuzoi përmes disa statuseve si mashtrues dhe hajdut, pas deklaratave të Sokos në “open”.

Ky i fundit akuzonte qeverinë se ka vjedhur nga lekët e donacioneve dhe i ka lënë njerëzit në tenda e çadra. Me anë të një shënimi në facebook, Soko ia numëron Braçes të gjitha firmat që ka hedhur për koncesione e tendera, nga inceneratorët dhe sterilizimi, te Unaza e Re dhe rruga Milot-Fier.

Aktivisti i kujton shkeljen 7 miliardë euro me të cilën e kapi KLSH-ja si dhe premtimet e pambajtura në zonën e tij, kur iu tha fermerëve të Divjakës se do e kenë naftën pa taksa. Pa harruar këtu 300 mijë vende pune.

Me ironi të dhimbshme, Soko pranon se është hajdut i jetës së djalit të tij, ku ndihet fajtor që ka lënë në pushtet 30 vite, pushtetarë si Braçja dhe të tjerë, që e kanë vjedhur këtë vend.

Screenshot_9.jpg

Screenshot_10.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas takimit me mjekët, Presidenti Meta letër Manastirliut, ja çfarë i kërkon të bëjë me 'urgjencë'
Aksident i rëndë në Elbasan/ Tre makina përplasen 'kokë më kokë', plagosen dy persona (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0096449851989746
array(1) { ["section"]=> string(174) "i-tha-hajdut-dhe-mashtrues-soko-i-kthehet-keq-braces-klsh-ja-te-kapi-me-7-mld-shkelje-ke-firmosur-koncesione-korruptive-genjeve-fermeret-e-divjakes-per-naften-pa-taksa-229357" }