I tha ‘shiko punën tënde’, Meta i përgjigjet Ramës: Lexo Kushtetutën, presim me padurim përgjigjet

Publikuar tek: aktualitet, më 11:37 28-10-2020 I tha ‘shiko punën tënde’, Meta i përgjigjet Ramës: Lexo Kushtetutën, presim me padurim përgjigjet

Institucioni i Presidencës i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas reagimit ndaj letrës së Ilir Metës lidhur me 11 pyetjet ndaj situatës së koronavirusit.

Kryeministri Rama reagoi ashpër duke thënë se presidenti Meta nuk ka kompetenca që t'i kërkojë llogari ministrisë së Shëndetësisë për situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ndërkohë zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi ka publikuar dy nene që tregojnë se kushdo, përfshirë edhe Presidentin ka të drejtë që të kërkojë të dhëna nga ministritë. Më tej, Blushi shprehet se Rama duhet ta lexojë më mirë Kushtetutën dhe se Meta po pret me padurim kthimin e përgjigjes për 11 pyetjet.

Lexo edhe: Meta kërkesë Manastirliut, vë në dijeni Ramën dhe Ruçin

Lexo edhe: Rama - Metës: Shiko punën që ke

Statusi i plotë:

Shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve që kanë humbur jetën, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sikundër u bë sot publike, i është drejtuar me një letër zyrtare ministres së Shëndetësisë, Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit, në respekt edhe të Kushtetutës:

? NENI 23, PIKA 2

“Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore”

? NENI 93, GËRMA “H”

Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

Kryeministri ende në detyrë, së pari bën mirë të lexojë me kujdes të vetmen Kushtetutë që ekziston në Republikën e Shqipërisë.

Së dyti i kujtojmë se është dekretuar për të qenë edhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe jo ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Presidenti Meta ka bërë gjithçka, brenda kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji, për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe i kujtojmë Kryeministrit ende në detyrë se edhe ai vetë e ka falenderuar publikisht për këtë.

Presidenti Meta pret me shumë durim përgjigje për të gjitha pyetjet e adresuara sot ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sikundër është në pritje, në vijim edhe të komunikimit të drejtpërdrejtë që ka patur me znj.Manastirliu, për të sjellë propozime për vlerësimin e figurave të shquara të mjekëve e infermierëve me kontribut të vyer në luftën kundër COVID-19.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U kthye dje nga Siria, SPAK pritet të marrë në pyetje Floresha Rashën, për rekrutuesit dhe financuesit
Infektohet me koronavirus kreu i Bashkisë Gjirokastër, shefi i Komisariatit dhe një doganier »
Article Logic
Execution time: 0.01315712928772
array(1) { ["section"]=> string(100) "i-tha-shiko-punen-tende-meta-i-pergjigjet-rames-lexo-kushtetuten-presim-me-padurim-pergjigjet-225474" }