I tha të lërë kërcimin dhe të martohet, ÇUDIT Albi Nako pas ofendimeve ndaj 40-vjeçares: Ramë dakord t’i bëja një promo

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:05 25-01-2021 I tha të lërë kërcimin dhe të martohet, ÇUDIT Albi Nako pas ofendimeve ndaj 40-vjeçares: Ramë dakord t’i bëja një promo

Ish-kërcimtari dhe juristi Albi Nako mori shumë komente negative në rrjet, edhe nga vetë personazhe publike, pasi ofendoi një konkurrente 40-vjeçare në spektaklin "Just Dance".

Pasi mbaroi performancën e saj, Albi Nako i tha që të lërë kërcimin se nuk është për këtë punë, dhe të shkojë të martohet e të bëjë fëmijë.

Nako është kontaktuar nga "Xing.al" dhe ka thënë se ai dhe konkurentja Bela njihen dhe punojnë bashkë dhe e gjithë situata ka qenë programuar për t'i bërë reklamë asaj.

Sipas tij, vetëm nëse mund të bësh komente të tilla mund të rrisësh famën dhe në fakt që prej ditës së djeshme rrjeti ka shpërthyer në komente negative ndaj Albi Nakos duke i dalë në mbrojtje konkurrentes.

Deklarata e plotë:

Jam shume i habitur me nje numer reagimesh ne rrjetet sociale ne lidhje me batutat e shkembyera me Belen, sfidanten 40 vjeçare qe njihemi e punojme bashke per me shume se 15 vite. E ndjej te nevojshme te sqaroj se ne nje shoë televiziv gjithçka ndodh, zhvillohet ne marreveshje mes palesh per konsum publik. (Qe dmth, ajo e dinte cfare do i thoja dhe une e dija cfare do me pergjigjej).

Ne punojme bashke si per aktivitete te ndryshme po ashtu dhe ne Akademin time, ku Bela jep lëndën e gjimnastikës dhe rame dakord t’i beja nje promo ne kete lloj forme se vetem keshtu funksionon nëse do të besh lajm. Dhe si pasoje ajo u be e famshme dhe une mora qindra sharje e mallkime mbi kurrizin tim. Nese keto batuta nuk kane tingelluar mire nga pikpamja etike pres mirkuptimin e te gjithe atyre qe me ndjekin duke kerkuar me modesti ndjese publike e duke ju thene qe gjithcka eshte nje loje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djali i Ardit Gjebreas në lidhje me Vildane Zenelin? Joni tregon si qëndron e vërteta
»
Article Logic
Execution time: 0.012370109558105
array(1) { ["section"]=> string(124) "i-tha-te-lere-kercimin-dhe-te-martohet-cudit-albi-nako-pas-ofendimeve-ndaj-40-vjecares-rame-dakord-t-i-beja-nje-promo-236311" }