‘I the Berishës Rrotë k***’, Rama justifikohet: Ishte shpërthim momenti, nuk ishte për atë

Publikuar tek: politike, më 21:08 15-10-2020 ‘I the Berishës Rrotë k***’, Rama justifikohet: Ishte shpërthim momenti, nuk ishte për atë Rama - Berisha

Në studion e emisionit “Opinion” kryeministri Rama ia ka quajtur deklarata me pullë të kuqe fjalët e kryedemokratit Basha, duke thënë se nuk i kanë hije një njeriu që do të bëhet kryeministër.

Por menjëherë ka ndërhyrë moderatori Blendi Fevziu, i cili i ka kujtuar Ramës se në parlament kryeministri e ka quajtur Sali Berishën rrotë k***.

Por Rama është justifikuar duke thënë se ishte vetëm një shpërthim momenti dhe ajo fjalë nuk i adresohej Berishës.

Edi Rama: Një shpullë se kush të rreh të do është një retorikë, një mënyrë të foluri, e dëgjon kudo dhe në çdo bisedë mes politikanëve. Një politikan që del e flet në atë farë feje.

Blendi Fevziu: I keni thënë ish-kryeministrit…a ishte për pullë të kuqe?

Edi Rama: Cfarë i thashë?

Blendi Fevziu: Tregoja Shkullak…

Shkullaku: I tha rrot k***

Edi Rama: Atë shprehje e kam thënë nëpër gojë dhe me veten time, njeri jam dhe unë…shpërthim momenti dhe e nxorre ti në televizor…

Shkullaku: Po jo pra ia ke thënë Berishës në Parlament…

Edi Rama: Jo, e kisha kot nëpër dhëmbë…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Unë maskën e kam tmerr’, Rama ironi me gazetarin: Do vuash kur të mos më kesh mua; Shkullaku: Larg Qoftë!
Replikat për inceneratorët, Rama- Gazetarit: Nëse prodhon energji, do dalësh të thuash që je njeri që flet kot dhe e do shumë Edi Ramën? (Debati i plotë) »
Article Logic
Execution time: 0.009692907333374
array(1) { ["section"]=> string(89) "i-the-berishes-rrote-k-rama-justifikohet-ishte-shperthim-momenti-nuk-ishte-per-ate-223928" }