'I thinjur nga pritja e gjyqit', Saimir Tahiri publikon FOTON, MESAZH të fortë Prokurorisë: Dita ime nuk largohet dot

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:52 17-07-2019 'I thinjur nga pritja e gjyqit', Saimir Tahiri publikon FOTON, MESAZH të fortë Prokurorisë: Dita ime nuk largohet dot

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar pak momente më parë një foto ku shihet i thinjur, teksa ironizon Prokurorinë.

Tahiri ka përdorur filtrin e fotos që e bën të duket i vjetër në moshë, ndërkohë që thotë se është thinjur duke pritur gjyqin.

Ish-ministri e cilëson qesharake, arsyen e shtyrjes së seancës gjyqësore të sotme, por thekson se dita e tij nuk largohet dot.

'Duke pritur gjyqin....

Nje gjyq qe duhet te ishte shembull korrektese e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera 1re u shty se posta padashje kishte grisur letrat. Hera e 2te se polici nuk kishte bere njoftimet. Hera e 3te (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me te cilat kerkoi arrestimin tim ne parlament, sot i kishin humbur.

QESHARAAAAAKE!!!!!

Shty e shty e shty...por dita ime nuk largohet dot', shkruan Tahiri në një postim në Instagram.

dhghkl.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024818897247314
array(1) { ["section"]=> string(119) "i-thinjur-nga-pritja-e-gjyqit-saimir-tahiri-publikon-foton-mesazh-te-forte-prokurorise-dita-ime-nuk-largohet-dot-172483" }