I thotë je i paqartë, Arben Imami i ngre zërin gazetares në emision: Ju të detyroni të krijosh parti me zor

Publikuar tek: barometri, më 06:58 11-03-2018 I thotë je i paqartë, Arben Imami i ngre zërin gazetares në emision: Ju të detyroni të krijosh parti me zor

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Arben Imami, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24 me gazetaren Nisida Tufen, foli për arsyet se pse nuk pranoi të jetë pjesë e grupit të analizës së PD-së.

Ky propozim, Imamit i erdhi nga kreu i Partisë Demokratike dy ditë më parë, por që demokrati e refuzoi menjëherë.

“Kam pikëpamjet e mia. Jam Arben Imami, jam themelues i kësaj partie. Populli është në shtëpi, nuk e di çfarë ndodh në PD. Bashkimi mund të bëhet në dhe nëpërmjet PD-së. Kemi ide të afërta, shumë të afërta por nuk do të thotë të krijohet patjetër një institucion. Unë nuk jam me askënd, por jam me Arben Imamin në PD. Unë jam aty, do të vijoj të flas.”- është shprehur Imami.

Sakaq, gazetarja ka vijuar të thotë se Imami mbetet i paqartë, për alternativën e re që do të vijojë.

Por reagimi i Imamit ka qenë paksa i papritur, teksa ka dhënë përgjigjen me një ton zëri shumë të ashpër.

“Po dilni pra këtu, jo, jo, jo. Ju keni qejf e di. Kam qëndrimin tim. Çdo njeri në këtë vend është i lirë. Ju të detyroni të krijosh parti me zor. Nuk e kam këtë plan, dhe nuk do ta bëj.”- është shprehur Imami me zë të lartë, duke krijuar një situatë të tensionuar.

Po alternativa juaj?

Zoti Basha është kryetar. Unë ju thashë, mbase nuk ishte e kuptueshme për ju. Qartësia është po të dalësh të thuash do krijoj parti kundër Bashës?

Po a jeni me këtë ide?


Po dilni pra këtu, jo, jo, jo. Ju keni qejf e di. Kam qëndrimin tim. Çdo njeri në këtë vend është i lirë. Ju të detyroni të krijosh parti me zor. Nuk e kam këtë plan, dhe nuk do ta bëj. Unë nuk do bashkohem me njeri. Unë kam mendimin që mund ta kem të gabuar. Konsultohem me Jozefinën, me Kullurin, me Harxhin, me deputetë të sotëm, i kam miq. I kam pasur kolegë dhe i kam por kjo nuk më shtyn që duhet ngritur një forcë. Ore doni ta shkatërroni me zor PD-në.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25880813598633
array(1) { ["section"]=> string(112) "i-thote-je-i-paqarte-arben-imami-i-ngre-zerin-gazetares-ne-emision-ju-te-detyroni-te-krijosh-parti-me-zor-112872" }