Policia e Elbasanit ka arrestuar një sekser të stafit pedagogjik në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Pas zbulimit të skemës korruptive policia ka vënë në pranga shtetasi Oltion Toçi, 34 vjeç.
Policia kishte nisur hetimet prej 6 muajsh dhe rezultoi se Toçi në bashkëpunim me një tjetër person të shpallur në kërikim i’u kërkonte studentëve , të cilët kërkonin një notë kaluese apo një notë më të mirë, t’i jepnin shuma që varionin nga 13 deri në 15 mijë lekë për çdo provim.
Policia vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë që dyshohet se janë pjesë e skemës korruptive.