I vë flakën banesës dhe mbyllet brenda, shpëtohet 46-vjeçari në Mallakastër

Publikuar tek: aktualitet, më 07:12 20-08-2019 I vë flakën banesës dhe mbyllet brenda, shpëtohet 46-vjeçari në Mallakastër Ilustruese

Një 46 vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike është mbyllur brenda në banesë  duke i vënë zjarrin kësaj të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Visokë, të Mallakastrës rreth orës 22:00 të mbrëmjen e të hënës.

Burime nga blutë bëjnë me dije se ka qenë ndërhyrja e këtyre të fundit dhe shërbimeve të zjarrfikëses që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa 46 vjeçarin,  A.C, të cilit i është dhënë ndihma e shpejtë.

Aktualisht 46 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin e Ballshit.

Njoftimi i plotë:

Ditën e hënë rreth orës 22:00, në fshatin Visokë, shtetasi A.C, 46 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike i ka vënë zjarrin banesës dhe është mbyllur brënda në banesë.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerjen nga banesa të shtetasit A.C dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar.

Aktualisht 46 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02744197845459
array(1) { ["section"]=> string(81) "i-ve-flaken-baneses-dhe-mbyllet-brenda-shpetohet-46-vjecari-ne-mallakaster-175832" }