Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Pish Poro të Fierit ku një 50-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur para komisariatit të policisë së Fierit ku 50 vjecari, Marko Sillo është lyer me benzinë me një shishe plastike dhe më pas i ka vënë flakën vetes.
Por, ai është pikasur nga forcat e policisë të cilët menjëherë i kanë ofruar ndihmë dhe e kanë dërguar në spital nga ku mësohet se ka pësuar djegie në duar dhe fytyrë.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 50-vjeçari ka qënë gjëndja depresive pas braktisjes nga e bija dy vjet më parë për të cilën pretendon se është trafikuar.