I vëllai drejtor te Partizani, Rama akuzë të RËNDË për klubet e futbollit: Deklarojnë paga të RREME si fasonë, mos presin asnjë ndihmë

Publikuar tek: politike, më 14:42 01-04-2020 I vëllai drejtor te Partizani, Rama akuzë të RËNDË për klubet e futbollit: Deklarojnë paga të RREME si fasonë, mos presin asnjë ndihmë Olsi Rama-Edi Rama

Kryeministri Edi Rama sot ka bërë një akuzë të rëndë për klubet e futbollit duke thënë se nuk do marrin asnjë ndihmë nga qeveria pasi sipas tij ato deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone.

Por kjo deklaratë e Ramës për Euronews Albania vjen në një kohë kur vëllai i tij, Olsi Rama është drejtor i klubit Partizani e ndërsa një prej kryebashkiakëve të tij Safet Gjici, President i Kukësit.

“Më vjen keq, por së pari paketa nuk do rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që bazën ka ata më në nevojë dhe do zgjerohet.

Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone. Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe t’i adaptohen kësaj lufte.

Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti”, tha Rama i prerë. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010623216629028
array(1) { ["section"]=> string(138) "i-vellai-drejtor-te-partizani-rama-akuze-te-rende-per-klubet-e-futbollit-deklarojne-paga-te-rreme-si-fasone-mos-presin-asnje-ndihme-200925" }