I vendoset tritol shtëpisë së 17 vjeçares në Nikël, dje Policia arrestoi katër të rinjtë që e përdhunonin dhe mbillnin hashash

Publikuar tek: aktualitet, më 08:50 13-07-2020 I vendoset tritol shtëpisë së 17 vjeçares në Nikël, dje Policia arrestoi katër të rinjtë që e përdhunonin dhe mbillnin hashash Foto ilustruese

Një sasi lënde plasëse e dyshuar tritol është vendosur në shtëpinë e një 17 vjeçareje në Nikël, e cila fatmirëisht nuk ka shpërthyer. Lënda plasëse është gjetur nga e zonja e shtëpisë në derën kryesore, në mbrëmje.

Menjëherë sapo ka parë sasinë e tritolit në derën e shtëpisë, ajo ka njoftuar Policinë e Krujës e cila ka bërë të mundur çaktivizimin e lëndës palsëse dhe ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve, raporton newsbomb.al.

Paraprakisht, bëhet me dije se shtëpia në të cilën u vu lënda plasëse është e 17 vjeçares nga Nikla, e cila shfrytëzohej seksualisht nga katër persona të tjerë, që qëndronin në zonë dhe kultivonin kanabis.

Dje, Policia e Krujës njoftoi se pas një hetimi 8 mujor kishte prangosur 4 shtetas të cilët kultivonin kanabis dhe shfrytëzonin seksualisht një 17 vjeçare. Kështu, u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

-E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;

-F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", në Itali;

-L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084729194641113
array(1) { ["section"]=> string(132) "i-vendoset-tritol-shtepise-se-17-vjecares-ne-nikel-dje-policia-arrestoi-kater-te-rinjte-qe-e-perdhunonin-dhe-mbillnin-hashash-213676" }