I vendosi rrugës emrin e Mehmet Shehut, dy vëllezërit fitojnë betejën me Bashkinë. Gjykata: Të hiqet emri i ish-kryeministrit nga gjithë institucionet

Publikuar tek: aktualitet, më 22:22 11-07-2019 I vendosi rrugës emrin e Mehmet Shehut, dy vëllezërit fitojnë betejën me Bashkinë. Gjykata: Të hiqet emri i ish-kryeministrit nga gjithë institucionet Ish-kryeministri Mehmet Shehu

Dy vëllezërit Osman dhe Mirvjen Kaceli kanë fituar betejën me Bashkinë e Mallakastrës për heqjen e emrit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu nga rruga kryesore e qytetit, si dhe nga të gjitha institucionet publike.

Lajmin e bën të ditur studio ligjore 'Cakrani' e cila ka qenë dhe pala mbrojtëse e dy vëllezërve Kaceli në Gjykatën Administrative të Vlorës.

Sipas dokumenteve, Gjykata ka pranuar padinë e vëllezërve Osman dhe Mirvjen Kaceli, për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Bashkisë Mallakastër dhe zbatimin e vendimit nr. 179/2018 të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për heqjen e emrit të Mehmet Shehu një rruge kryesore në qytetin e Ballshit.

Me vendimin nr.638 të datës 21.05.2019, Gjykata Administrative e Vlorës pranon kërkesën e palës së paditur dhe detyron Bashkinë e Mallakastrës që të dëmshpërblej dy vëllezërit në masën e 300.000 lekë (të reja) për dëmin moral.

Familja Kaceli ka vuajtur rëndë pasojat e komunizmit pasi kryefamiljari Jonus Kaceli është pushkatuar në vitin 1951 pa asnjë arsye, ndërsa familja është internuar në Çorovodë, raporton newsbomb.al.

DOKUMENTET E PROCESIT GJYQSOR:

66285913_2735999606446201_1935807748184735744_n.jpg

66467139_2736000389779456_7285768227836133376_n.jpg

66495535_2736000703112758_4516029554782896128_n.jpg

66385307_2736000929779402_2984813489727471616_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069620609283447
array(1) { ["section"]=> string(154) "i-vendosi-rruges-emrin-e-mehmet-shehut-dy-vellezerit-fitojne-betejen-me-bashkine-gjykata-te-hiqet-emri-i-ish-kryeministrit-nga-gjithe-institucionet-171918" }