I vendosi Serbisë taksën 100%, HARADINAJ publikon sa përfitoi Kosova: Në një vit janë marrë 1.2 miliardë €

Publikuar tek: rajon, më 20:56 17-10-2019 I vendosi Serbisë taksën 100%, HARADINAJ publikon sa përfitoi Kosova: Në një vit janë marrë 1.2 miliardë € Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se Serbia ka humbur nga vendosja e taksës 100% 1.2 miliardë euro.

Në studion e ‘’360 gradë’’, ai mbrojti vendimin e tij të marrë vitin e kaluar ndaj presioneve politike serbe në dëm të Kosovës. Sipas Haradinajt 1.2 miliardë kanë shkuar në buxhetin e Kosovës.

Pjesë nga intervista e Ramush Haradinajt me moderatorin Artur Zheji:

Ramush Haradinaj:
Pse të mos ishte gjithë ai presion po të mos ishin interesa të mëdha ekonomike të Serbisë që e ka humbur dhe u kthye në interesa ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe të partnerëve të tjerë ekonomikë.

Artur Zheji: Ju po thoni se Serbia gjatë kësaj kohe ka humbur 1 miliardë?

Ramush Haradinaj: 1 miliardë e 200 milionë mallra në vit eksporton Serbia në Kosovë dhe buxheti ynë është 2.3 miliardë.

Artur Zheji: Pra me taksën 100% ky 1.2 miliardë euro mallra serbe që vijnë në Kosovë...

Ramush Haradinaj: 1/3 mbulohet nga rritja e prodhimit vendor.

Artur Zheji: Sa është kohështrirja e taksës?

Ramush Haradinaj: Tani bëhet 1 vit në nëntor. 600 milion € me dokumente eksporton Serbia në Kosovë, por për shkak se kemi qenë ekonomi e integruar në ish-Jugosllavi, kompanitë kanë marrëdhënie të tilla që në faturim është përgjysmuar. Në një analizë të saktë tonën del që Serbia eksporton në Kosovë 1.2 miliardë euro mallra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048618078231812
array(1) { ["section"]=> string(108) "i-vendosi-serbise-taksen-100-haradinaj-publikon-sa-perfitoi-kosova-ne-nje-vit-jane-marre-1-2-miliarde-182503" }