Policia është në kërkim të Kisti Çinarit, i cili dyshihet si autor i tre vjedhjeve në Tiranë.
Çinari dyshohet se ka grabitur dy farmaci dhe filialin e bankës “Kredo.al”.
Në fotot shihet momenti kur autori i veshur me të zeza dhe një maskë hyn në filialin e bankës. Ai nën kërcënimin e armës i ka marrë punonjësve xhiron ditore.
Dyshohet se personi në fjalë është autori, i cili mbrëmë grabiti një farmaci në Tiranë, pas shkollës 'Sami Frashëri', që mendohet se mund të ketë marrë diku tek 200 mijë lekë të vjetra dhe grabitjen e një tjetër farmacie tjeter në rrugën “Zhan D’ark”, ngjarje e ndodhur më 21 janar të këtij muaji.