I vetëm kundër të gjithëve, Rama s’heq dorë nga listat e HAPURA, ç'tha për ndërkombëtarët, Metën, Bashën e Berishën (DEKLARATAT e PLOTA)

Publikuar tek: politike, më 14:56 15-07-2020 I vetëm kundër të gjithëve, Rama s’heq dorë nga listat e HAPURA, ç'tha për ndërkombëtarët, Metën, Bashën e Berishën (DEKLARATAT e PLOTA) Meta-Rama-Basha-Berisha-Kryemadhi

I vetëm kundër të gjithëve. Kështu u duk sot kryeministri Edi Rama para gazetarëve teksa mbronte idenë e listave të hapura që kanë marrë ‘ok’ e Komisionit por jo atë të faktorit ndërkombëtar dhe opozitës jashtëparlamentare.

Në konferencë, shefi i qeverisë iu përgjigj morisë së pyetjeve të gazetarëve duke dhënë në fund mesazhin se palët duhet t’i nënshtrohen vullnetit të parlamentit që pritet të miratojë Ndryshimet Kushtetuese me hapjen e pjesshme në fakt, të listave.

Por edhe për këtë, Rama e dha një shpjegim.

-36 deputetë i zgjedh populli por 104 të tjerët kryetari, Rama tregon arsyen pse s’u miratuan LISTAT 100% të hapura

36 deputetë i zgjedh populli dhe 104 të tjerë kryetari. Është kjo llogaria që del nga miratimi i hapjes së pjesshme të listave ku vetëm 1/3 e zgjedh populli dhe gjithë të tjerët kryetari i partisë.

Kjo sipas Ramës lidhet me kushtin për përfaqësimin e grave sipas raportit 1 me 3.

“Së pari ne kemi vendosur një tavan përtej të cilit nuk mund të shkohet. Listat nuk mund të jenë të mbyllura në më shumë se 1/3-ën dhe por kjo nuk do të thotë që listat nuk mund të jenë të hapura edhe 100% ama ka një gjë: duke garantuar barazinë gjinore dhe jemi realist në Shqipërinë e sotme nuk jemi në Finlandën, Gjermaninë e sotme.

Ne jemi në diskutim, do shikojmë si mund të garantojmë përfaqësimin gjinor, duke i hapur më shumë listat sesa ajo parashikohet.

Njerëzit do duhet të kenë jo vetëm për partinë por edhe për një deputet apo deputete. Ju e dini shumë mirë ne bëjmë fushatë duke përsërit numrin. Këtu tani i bie do hyjnë shumë numra në lojë, një histori jo e lehtë në administrim. Ama ka dhe një gjë: Në marrëveshje kemi një kusht, për kuotat gjinore, 1 në 3. Nese ti vë 1:3 në një listë të hapur, është e qartë që do humbasim në përfaqësimin e grave. Kodi është aty, mund të ndryshohet prapë, pas zgjedhjeve. Është e hapur gjëja”, u shpreh kryeministri.

-Rama për Metën: Presidenca seli e opozitës por nuk mendoj se ai është Nastradini

Rama i është përgjigjur Metës teksa e ka cilësuar si seli të opozitës intitucionin e kreut të lartë të shtetit.

“Po mirë nëse janë vetëm 82 vota po marrveshjen si do e votojmë? Atëhere s’votojmë dot as marrëveshjen që Presidenti e ka përshëndetur dhe e pëlqen aq shumë? Apo si puna e Nastradinit,ka qershi të mira dhe të pangrenshme, sipas oreksit.

Presidenti është ndryshe në këtë pikë nga Lulzim Basha, më besoni. E njeh shumë mirë aritmetikën.

Presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me Parlamentin, ka kthyer ligje, kemi pas bashkëpunim, kemi pasur ngërce. Nuk mendoj që Presidenti është Nastradini me thënë të drejtën. Është e qartë që Presidenti është një opozitë, Presidenca është një seli e opozitës. Kemi tre opozitapor me opozitën Presidenciale, marrëdhëniet i kemi institucionale. Në dijeninë time Presidenti ska kushtetueshmërisht të drejtën të japë opinion zyrtar për ndryshimin e Kushtetutës që do të thotë do i nënshtrohet si gjithë të tjerë vullnetit të parlamentit”, u shpreh Rama.

-Rama i ‘ndjell’ humbjen Bashës: Gjërat ndahen atje, te mejdani! Nëse është i pandashëm nga shpk-ja e Monikës, askush s’e ndalon

Pyetjes se pse vetë erdhi në pushtet me koalicione dhe tani që Basha kërkon të vijë në pushtet ai i ndalon, Rama është përgjigjur se koalicionet nuk do ndalohen.

“Së pari koalicionet nuk ndalohen, nuk mund dhe nuk do ndalohen. Së dyti, në 2013-ën ne kishim një sistem dhe me atë kemi luftuar, punuar, fituar, etj. Pyetja është pa sens në këtë kuptim. Ndërkohë që cdo gjë është e përmirësueshme, ndaj bëhen zgjedhjet. Kështu që ne po bëjmë një përmirësim të procesit zgjedhor”, tha Rama teksa i ‘ndolli’ humbjen Bashës.

“Nëse Lulzim Basha mendon që në pushtet vihet me formula dhe rrugë që s’kalojnë nga vota e qytetarëve, thjesht dhe vetëm përgatitet për humbjen tjetër. Gjërat nuk ndahen me formula, ndahen atje, te mejdani. Kush ka më shumë vota, fiton. Nese Basha mendon se është i pandashëm nga ajo që dikur e quante SHPK-ja e Monikës, askush nuk i ndalon. Me Ndokën me Fate Mediun… Është e kotë t’i biem larg e larg. Kjo është ajo që duan shqiptarët.

-Rama tregon takimet që i ka kërkuar Berishës: Të isha Luli do kërkoja dialog, tryezë, kryeministri është gjithmonë problemi

Rama ndërsa është përgjigjur ka thënë se nëse do të ishte në vend të Lulzim Bashës, do e kërkonte me ngulm marrëveshjen.

Sakaq, ai ka treguar se në kohen kur ishte në vend të Bashës, i ka kërkuar me ngulm Kryeministrit të asaj kohë, Sali Berishës për të zhvilluar takime dhe për të diskutuar.

“Nëse unë do isha Lulzim Basha natyrisht nuk jam dhe nuk është i detyruar të më dëgjoj do të isha në vijimësi për djalog, tryezë, marrveshje rimarrveshje. Mund ta them këtë se unë kam qenë aty ku është Basha. I kam shkruar më shumë se një herë Kryeministrit të asaj kohe se dua të takohemi. Është gjthmonë kryeministri problemi, jo kryetari i opozitës. Thuhet se Opozita fiton më shumë kur takohet. Unë s’e kam problem. Luli e ka problem. Mendon se shpërndahen zërat se komunikon me ne. Nuk shpërndahen kështu zërat,” tha Rama.

-Hapja e negociatave, Rama: BE kërkon Reformën Zgjedhore dhe jo të jetë i kënaqur Luli

Reforma zgjedhore është një nga pikat për hapjen e negociatave, por jo instrumenti për të kënaqur Lulzim Bashën apo partitë e tjera jashtë parlamentit.

"Së pari nuk dua që ne ta rrëzojmë atë marrëveshje edhe pse mua nuk më pëlqen, por ky është një proces ku  unë i pari që flas për të tjerët dhe PS-ja, që ndërvepron duhet të japë shembullin dhe po e jepim shembullin, ne nuk na pëlqen, ne donim depolitizimin e administratës dhe më vjen keq që Basha thotë e bëmë me zor, nuk e bëmë me zor. Nuk ka asnjë vend të shkruar që Shqipëria të bëjë marrëveshjen me Bashën apo partitë jashtë parlamentit për të bërë konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria është shtet sovran. Nuk është as Rama, as Basha, është shteti shqiptar.

Dhe shteti ka detyrimin të provojë se është në gjendje të përmbushë ato standarde për të qenë anëtar i familjes europiane. Reforma zgjedhore është kusht kyc, patjetër, marrëveshja është një nga instrumentet, ndërkohë që gjykimi bëhet mbi produktin dhe jo kush u mërzit apo gëzua nga reforma, kjo nuk është pjesë e standardeve europiane, që të jetë i gëzuar Luli. Nuk jam budalla që mos kuptoj atë që shqiptarët duan sot. PS nuk mund ta refuzojnë atë që duan 80% e shqiparëve, për listat e hapura", u shpreh Rama.

-Rama kujton historinë e DUSHKUT, mesazh Bashës: Kërcënimi o si themi ne, o këtu bëhet nami, nuk funksionon!

“Më shumë zë në vendimmarje të qytetarëve. Kjo e cënon prespektivën strategjike të Shqipërisë? Nuk besoj. Shqipëria nuk po heq koalicionet, po krijon një kuadër ku koalicionet do funksionojnë si në cdo vend të europës, jo si një rrap pas dushkut, ju kujtohet dushku? Historia e devijimit të votës, ti voton për njërin votën e merr tjetrin. Vetëm në Tiranë kemi 3000 kandidatë mesatarisht. Ku është parë kjo? Kaq po bën Shqipëria. Nëse ka në këtë nismë dicka që nuk përputhet me standardet jam plotësisht i gatsshëm të dëgjoj ku por nuk është standard mospëlqimi i Lulzim Bashës. Ky nuk hyn te standardet si emocion”, tha Rama teksa i bëri të qartë Bashës se kërcënimet nuk vlejnë.

“Kërcënimi o si themi ne o këtu do bëhet nami nuk funksionon. Jo vetëm që nuk funksionon por është në planin kombëtar një akt i dënueshëm dhe sigurisht dënimin e jep populli me votë. Ky është mendimi im në tërësi. Për mua cdokush në botën e sotme me kaq shumë halle e probleme, gjen kohë për tu angazhuar e ndihmuar, meriton vetëm mirënjohje”, u shpreh kryeministri referuar zërave ‘të huaj’ për marrëveshjen e 5 qershorit.

-Rama i përgjigjet zyrtarit të Bundestagut: Deklarimi i Wadephul ishte zhgënjyes, i nxituar dhe i pabalancuar

Edi Rama  e cilësoi qendrimin e Wadephul të nxituar, zhgënjyes dhe të çbalancuar.

“Deklarimi i Waderful ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik, është mik i mirë i Bashës dhe i imi personalisht. Kam komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çmoj shumë, edhe faktin që është një europian i vendosur. Respekti dhe mirënjohja ime për cdo orë, dhe nuk janë pak këto orë në këtë periudhë 1 vjecare, nuk ndryshojnë fare pavarësisht deklarimit të djeshëm.

Deklarimi i djeshëm nëncmon Parlamentin e Shqipërisë, duke e trajtuar si noter.

Ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për ta ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj për të demokratizuar zgjedhjet. Nuk mund të flitet me të dëgjuar por me fakte të verifikuara. Ai e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionet. Kjo është e pavërtetë. Koalicionet nuk do dhe nuk mund të ndalohen, ato thjesht do jenë si në cdo vend të Europës ku partitë kanë liritë të grupohen. Si mund të ndalohet dicka e tillë, as na ka shkuar nëpër mend.

Në planin politik, thjesht mban krahun e opozitës dhe nuk e ndihmon mirëkuptimin parimor mbi këtë temë të veçantë”, tha Rama para gazetarëve.

-Ndryshimet në kodin Zgjedhor, Rama: Reagimi i Metës dhe opozitës i papranueshëm

Rama është shprehur se kjo nismë ka pasur konsensus të plotë me opozitën parlamentare. Kreu i qeverisë është shprehur se është e papranueshme reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese.

“Ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakortësuar me opozitën jashtë parlamentare më 5 qershor, e kemi votuar me shumicë jo me konsensus. Opozita parlamentare refuzon të pranojë mosdepolitizimin e komisioneve të votimit dhe të numurimit, cka sic e dini është lëshimi i madh i bërë nga PS, jo me hirin e opjektivave të vet po me pahir për një nevojë për ta përfshirë opozitën jashtëpalamentare në proces. Jemi në mes si shumicë qeverisëse të dy palëve me të cilët kemi konsesus të plotë, dhe skemi konsesus për atë që këto pal nuk duan. Reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale është i paranushëm qoftë në aspektin etik qoftë në politik apo në aspektin kombëtarë. Pse? Sepse unë e di ju e dini i gjithë populli e di, nuk e vlersojnë dhe as e respektojnë Kuvendin e Shqiprisë. Kuvendi i Shqipqrisë është sovran,” tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010217905044556
array(1) { ["section"]=> string(137) "i-vetem-kunder-te-gjitheve-rama-s-heq-dore-nga-listat-e-hapura-c-tha-per-nderkombetaret-meten-bashen-e-berishen-deklaratat-e-plota-213908" }