I vetmi nga PD që votoi "PRO" Aeroportit të Vlorës, flet për newsbomb.al Agron SHEHAJ: Demokratët do më mirëkuptojnë

Publikuar tek: politike, më 14:16 30-01-2018 I vetmi nga PD që votoi

Nga Anta Muçaku për newsbomb.al

Flet për herë të parë për newsbomb.al, deputeti i PD nga qarku i Vlorës Agron Shehaj pasi votoi para pak minutash “PRO” projektligjit për Aeroportin e Vlorës, në Komisionin e Ekonomisë.

Pavarësisht, se kishte kritika ndaj kostos 100 mln euro për këtë projekt, e pavarësisht debatit, në fund, deputeti i PD ka vendosur t’i japë miratimin e tij këtij projekti ndryshe nga kolegët e tjerë opozitarë.

I pyetur nga newsbomb.al se pse vendosi të bashkojë votat me PS, Shehaj tha se pavarësisht rezervave për këtë projekt, Aeroporti i Vlorës është i domosdoshëm për të rritur turizmin në Vlorë dhe në jug.

Shehaj ka shprehur bindjen se kolegët e tij të PD do e mirëkuptojnë këtë votë PRO Aeroportit të Vlorës, e jo bashkim votash me mazhorancën, siç kujdeset ta therksojë ai.

PYETJE- PËRGJIGJE:

Pse vendosët të bashkonit votën tuaj me deputetët e PS për Aeroportin e Vlorës... Me ç’ju ndoqëm, ju kishit kritikat tuaja ndaj këtij projekti?

Aeroporti i Vlorës është i domosdoshëm për të rritur turizmin në Vlorë dhe në jug. Kritikat e mia kanë të bëjnë me koston. 100 mln euro janë tre ose katër herë kosto reale për atë volum pasagjerësh. Koncensioni gjithashtu është gabim në krahasim me financimin direkt. Nëse aeroporti do ishte në pronësi të shtetit, shteti mund të vendosë tarifa të ulëta për të tërhequr turistë, edhe duke pranuar humbje. Sepse përfitimi i ekonomisë nga një turist mund të jetë shumë më i lartë se humbja nga tarifat e ulta. Me pak fjalë këta do vjedhin sidoqoftë, të paktën të bëhet aeroporti.

A nuk i druheni kritikave brenda së djathtës pas këtij votimi, pasi është bërë "traditë"... nga votimi, partia zbulon edhe "tradhtarët"...

Votimi ishte i hapur. Çështja ishte parimore, thjesht për të hapur negociatat. Jam i bindur që do më mirëkuptojnë.

Sa i takon përplasjes me zotin Braçe... Sot u konfliktuat sërish në komision dhe këtë herë “molla e sherrit” ishte mënyra e të bërit të pyetjeve. Duket se mes jush dhe zotit Braçe zënkat kanë kaluar në personale. Ç’mund të na thoni për këtë?

Nuk është personale por parimore. Kështu e kupton ai pushtetin, të pëngojë opozitën pavarësisht rregullave. Të isha unë në vend të tij nuk do më kalonte kurrë nëpër mendje ta përdorja postin për t’i mbyllur gojën opozitës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026715993881226
array(1) { ["section"]=> string(119) "i-vetmi-nga-pd-qe-votoi-pro-aeroportit-te-vlores-flet-per-newsbomb-al-agron-shehaj-demokratet-do-me-mirekuptojne-108483" }