I vetmi qark ku doli fituese, Partia Demokratike braktis Kukësin në ditën e rëndësishme (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 21:03 06-01-2018 I vetmi qark ku doli fituese, Partia Demokratike braktis Kukësin në ditën e rëndësishme (FOTO)

Dita e djeshme ishte një nga më të rëndësishme për Partinë Demokratike të Kukësit, pasi festonte 27-vjetorin e themelimit të saj.

Por si për çudi kjo datë e rëndësishme për demokratët e Kukësit nuk kishte shumë vlerë për selinë e PD në Tiranë.

Gjatë festës së organizuar ditën e djeshme munguan figurat kryesore të PD-së me përjashtim të kreut të FRPD-së, Belind Këllici dhe Eno Bozdos.

Me përjashtimin e këtyre dy figurave që nuk përfaqësojnë kupolën më të lartë të PD-së, personalitetet e tjera me peshë në këtë parti, munguan. Nuk ishin prezentë drejtuesë të partisë, por edhe deputetët Flamur Noka dhe Isuf Çela që janë zgjedhur në këtë qark.

Vlen të përmendim faktin se qarku i Kukësit ishte i vetmi në rang vendi, ku Partia Demokratike doli fituese në zgjedhjet e fundit dhe kjo braktisje që i ka bërë PD e Tiranës duket disi e pavend. / © newsbomb.al /

Foto nga ceremonia e mbrëmshme: 

Screenshot_36.jpg

Screenshot_37.jpg

Screenshot_35.jpg

Screenshot_33.jpgScreenshot_34.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099408626556396
array(1) { ["section"]=> string(98) "i-vetmi-qark-ku-doli-fituese-partia-demokratike-braktis-kukesin-ne-diten-e-rendesishme-foto-105689" }