Zyra e Aluiznit në zonën e Fushë Krujës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Mësohet se zjarri është masiv dhe në brendësi të zyrave janë gjetur 3 bidona me benzinë.
Ndërkohë bëhet me dije se policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Sakaq bëhet me dije se qëllimi i zjarrit ka qenë djegia e arkivës së zyrës së ALUIZNIT që ndodhet në zyrën e drejtuesit të këtij institucioni.