I vihet zjarri lokalit, 25 të vdekur në Meksikë

Publikuar tek: bota, më 07:12 29-08-2019 I vihet zjarri lokalit, 25 të vdekur në Meksikë

Të paktën 25 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një bar në Meksikë, për të cilin policia thotë se ishte vendosur qëllimisht nga anëtarët e një bande.

11 të tjerë u plagosën rëndë nga zjarri i rënë në barin me emrin Caballo Blanco (Kali i Bardhë) në Coatzacoalcos, një qytet port në Veracruz, të martën në mbrëmje.

Të mbijetuarit thanë se autorët bllokuan daljet përpara se të vinin zjarrin. Mediat meksikane raportuan se bari ishte i mbushur me armë zjarri dhe molotov.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador tha se sulmi ishte "i turpshëm", dhe se një hetim do të shikonte sesi disa prej të dyshuarve ishin liruar së fundmi nga paraburgimi.

Guvernatori rajonal Veracruz Cuitláhuac García tha se policia ishte në ndjekje të sulmuesve dhe u zotua se ata "nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar".

Më vonë, ai shtoi se një i dyshuar, i quajtur Ricardo, ishte i njohur si "La Loca",  i çmenduri, ishte liruar 48 orë pas arrestimit të tij muajin e kaluar.

_108523314_hi056087052.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012470006942749
array(1) { ["section"]=> string(53) "i-vihet-zjarri-lokalit-25-te-vdekur-ne-meksike-176597" }