I vjedhin makinën gjyshes dhe përplasen, vëllezërit 6 dhe 7 vjeç vdesin tragjikisht pasi flakët përfshinë mjetin

Publikuar tek: bota, më 17:42 02-06-2020 I vjedhin makinën gjyshes dhe përplasen, vëllezërit 6 dhe 7 vjeç vdesin tragjikisht pasi flakët përfshinë mjetin Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Misuri të SHBA, po është bërë publike sot në mediat e huaja.

Një djalë 7 vjeç dhe vëllai i tij 6 vjeç, kanë humbur jetën pasi u përplasën me makinë, e cila shumë shpejt u përfshi nga flakët. Burimet zyrtare të policisë thanë se 7-vjeçari i mori pa leje makinën gjyshes së tij dhe doli në rrugë me të, humbi kontrollin dhe u përmbys.

Zëdhënësi i policisë së Misurit, Andy Bell, tha se djemtë i lanë gjyshërit në shtëpi, në një zonë të thellë në lindje të qytetit të Kansas, të premten e kaluar, morën makinën e tyre, e nganë përmes një fushe dhe më pas përmes 'East Blue Mills Road'.

aks.jpg

Patrulla e policisë që shkoi në vendngjarje, tha se 7-vjeçari po drejtonte në Buick Lacross të 2007-ës, po ecte me shpejtësi të lartë dhe për pasojë humbi kontrollin, u përmbysën dhe më pas makina u përfshi nga flakët, raporton daily mail.

als2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092160701751709
array(1) { ["section"]=> string(106) "i-vjedhin-makinen-gjyshes-dhe-perplasen-vellezerit-6-dhe-7-vjec-vdesin-pasi-flaket-perfshine-mjetin-208815" }