Themeluesit të “Ecovolis”, Ened Matos i kanë vjedhur biçikletën pasditen e djeshme rreth orë 16:00 më zonën e Don Boskos në Tiranë.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se aktivisti jep shpërblim për personin që identifikon autorët e vjedhjes.
Mësohet se në momentin e grabitjes, Mato ka qenë vetëm disa metra larg vendit ku ka lënë biçikletën tek ndërmarrja e pastrimit EcoTirana.
Kamerat e sigurisë rrugore kanë filmuar dy të rinjtë që vodhën biçikletën, ndërsa policia është vënë në kërkim të tyre.
Mund të duket një biçikletë e thjeshtë, 1 ndër 1 mijë që ka Enedi, por për aktivistin do të thotë shumë.
Po të njëjtat burime tregojnë për newsbomb.al se Enedi e përdorte prej 7 vitesh, me të ka lëvizur kudo, madje dhe i biri është rritur dhe ka lëvizur me biçikletën e cila është vjedhur.
Enedi ka treguar vazhdimisht se sa shumë e do natyrën teksa ka ndërmarrë dhe nisma për mbjelljen e pemëve dhe pastrimin e zonave të ndryshme duke udhëtuar me biçikleta me aktivistët./Newsbomb.al/