I vodhën makinën një gruaje me aftësi të kufizuara, pas historisë hajdutët kthejnë mjetin: Edhe ne kemi zemër

Publikuar tek: rajon, më 10:42 18-01-2021 I vodhën makinën një gruaje me aftësi të kufizuara, pas historisë hajdutët kthejnë mjetin: Edhe ne kemi zemër

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku hajdutët i kanë kthyer makinën pronares.

Mediat italiane bëjnë me dije se pak ditë më parë në parkimin e një spitali në Bari, është grabiur makina e një të moshuare me aftësi të kufizuara.

Pas garbitjes Rita Damiani vajza e të moshuarës që iu grabit makina, ka bërë një apel në rrjetet sociale ku shkruante se grabitësit nuk i morën makinën, por lirinë dhe lëvizjen.

Por si duket historia e gruas ka prekur edhe vetë hajdutët. Ato i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër ku i kërkonin të falur.

“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra, hajdutët”, shkruhej në letër. “Hajdutët e kishin lënë makinë përpara një vile, pronari i së cilës më pas lajmëroi karabinierët dhe na lajmëruan” tha vajza e të moshuarës.

092530873-ab9ca485-b9e6-454a-a440-a60f43938809.jpg1-peugeot-rifter-disabili.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit dhe katër punonjës të administratës (ARSYEJA)
»
Article Logic
Execution time: 0.011554956436157
array(1) { ["section"]=> string(114) "i-vodhen-makinen-nje-gruaje-me-aftesi-te-kufizuara-pas-historise-hajdutet-kthejne-mjetin-edhe-ne-kemi-zemer-235410" }