Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se i ka vjedhur mjetin një pesoni në Kukës.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi S.T., 25 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë mesnatës, në lagjen nr.1, qyteti Kukës, ka vjedhur mjetin tip “Mercedez-benz” kamionçinë, në pronësi të shtetasit N.T.
Njoftimi i policisë:
I vjedh mjetin një shtetasi, arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S.T., 25 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë mesnatës, në lagjen nr.1, qyteti Kukës, ka vjedhur mjetin tip “Mercedez-benz” kamionçinë, në pronësi të shtetasit N.T.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale "Vjedhja".