I vodhi paratë pacientit me Covid-19, Urdhri i Infermierit i heq licencën e punës Ronida Hysës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:39 27-01-2021 I vodhi paratë pacientit me Covid-19, Urdhri i Infermierit i heq licencën e punës Ronida Hysës

Infermierja Ronida Hysa u arrestua pasi i vodhi një pacienti me koronavirus, 200 mijë lekë (të vjetra) dhe 600 mijë lekë të tjera në llogarinë bankare.

Ditën e sotme, Urdhri i Infermierëve ka njoftuar përmes Report Tv, pezullimin e licencës për ushtrimin e profesionit të Ronida Hysës.

Reagimi i plotë:

Në kthim përgjigje të kërkesës suaj fillimisht Urdhri i Infermierit të Shqipërisë dëshiron të përcjellë me anën tuaj indinjatën dhe keqardhjen për sjelljen e patolerueshme nga ana e një infermiereje.

Së dyti ju bëjmë me dije se me marrjen informacionit për rastin në fjalë menjëherë është mbledhur Bordi dhe me vendim nr. 4 të datës 26.01. 2021 në bazë të neneve 9 dhe 13 të Statutit të UISH vendosi  bllokimin e lejes së ushtrimit të profesionit, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Në përfundim të procesit gjyqësor dhe marrjen e vendimit të formës së prerë do të merret vendimi për heqjen me ose pa afat të lejes së ushtrimit të profesionit të infermierit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I bë dje atentat, Marion Mitro: Isha duke ecur, nuk i kam parë autorët! Tentativa për të eleminuar anëtarin e ‘Grupit të Tritolit’
Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit lë në burg Tire Alldervishin, sanitaren ‘8 milionëshe’ të Sanatoriumit »
Article Logic
Execution time: 0.012295961380005
array(1) { ["section"]=> string(93) "i-vodhi-parate-pacientit-me-covid-19-urdhri-i-infermiereve-i-heq-licencen-ronida-hyses-236567" }