Zbardhen detajet e vrasjes së inspektorit të IKMT, Milazim Shehu. Autori është kushëriri i tij dhe mësohet se zanafilla e konfliktit nis më 25 korrik të vitit 2012 kur kanë mbetur të vrarë 3 persona. Një konflikt për pronën mes palëve të viktimës dhe autorit në malin e Robit, dyshohet se është arsyeja që ka çuar edhe në vrasjen e sotme. Nga konflikti për një tokë pranë detit në Golem ka mbetur i vdekur edhe babai i autorit të vrasjes.
Vritet në një lokal në Tiranë, në zonën e Bathores, inspektori i IKMT (INUK) Milazim Shehu, 42 vjeç.
Inspektori është goditur 12 herë me thikë dhe është dërguar në spital ku ka humbur dhe jetën. Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Policia po heton vrasjen dhe dyshon në një konflikt të mundshëm pronësie mes viktimës dhe autorit me inicialet G.SH 32 vjeç
Milazim Shehu nga Kukësi është baba i 3 fëmijëve.