I vranë djalin në pritë, flet babai i efektivit të FNSH: Nuk kemi hasmëri, Xhulio kishte shqetësime si gjithë policët

Publikuar tek: aktualitet, më 12:44 05-12-2020 I vranë djalin në pritë, flet babai i efektivit të FNSH: Nuk kemi hasmëri, Xhulio kishte shqetësime si gjithë policët Martin Prela - Xhulio Prela

Martin Prela, babai i efektivit të FNSH që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Lezhë-Milot, ka thënë se ata nuk kishin hasmëri dhe nuk e dinin kush dhe pse ia kishte vrarë djalin, 26 vjeçarin Xhulio Prela.

Ai ka thënë se dje kishte ngrënë darkë me djalin dhe më pas ai kishte dalë nga shtëpia se do të merrte një mik në Rinas. Si babai i Xhulios dhe Policia kanë konfirmuar se personi që Xhulio ka marrë në Rinas nuk kishte lidhje me vrasjen. Madje, ai i është lutur viktimës që mbrëmjen e djeshme të qëndronte në shtëpinë e tij dhe të mos lëvizte natën.

“E kam takuar mbrëmë, kemi ngrënë darkë bashkë dhe është nisur për në Rinas. Rreth orës 00:00 ka dal nga shpia, pasi në 01:00 do zbriste miku në Rinas. Nuk kemi asnjë hasmëri, Xhulio nuk fliste shumë për punën. Mbante atë që i takonte, çështjet e punës nuk i fliste në shtëpi. Puna edhe mund të jetë shkak, por nuk e di. Disa shqetësime mi pati thënë nga puna, presione, por përgjithësisht janë shqetësime që i kanë të gjithë policët. Përsa i përket mikun që e ka prit nuk kemi asnjë dyshim. Ne nuk e dimë se nga ka ardhur”, është shprehur për Report TV Martin Prela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet SKEMA e ekzekutimit të efektivit të FNSH në Lezhë: Xhulio Prelën e morën në telefon dhe u nis nga Tirana, në autostradë i bënë pritë, plumbi në zemër fatal
I shpallur në kërkim dhe i dënuar shtatë herë nga gjykata, arrestohet Islam Sherra (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.012986898422241
array(1) { ["section"]=> string(121) "i-vrane-djalin-ne-prite-flet-babai-i-efektivit-te-fnsh-nuk-kemi-hasmeri-xhulio-kishte-shqetesime-si-gjithe-policet-230266" }