I vranë gjyshin me çifte, reagon nipi: Ju "gazetarëve" një ditë halja që keni ndërtuar do u kthehet për kokë!

Publikuar tek: aktualitet, më 10:33 03-06-2017 I vranë gjyshin me çifte, reagon nipi: Ju

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Borsh të Himarës, ku 53-vjeçari Sokrat Xhuveli vrau me çifte fqinjin e tij 78-vjeçar, Et’hem Brahimaj, ka reaguar nipi i të ndjerit, avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj.

Llapaj ka reaguar me anë të një statusi në facebook, ku falenderon miqtë për ngushëllimet por dhe kritikon median për lajmet e rreme që ka publikaur pa komunikuar me familjarët.

“Miq të mit, ndjej sot ngrohtësin e çdo mendimi tuaj për mua në këto ore të veshtira ku krimi mizor na mori babain e shtepis tone te madhe.
Ju falenderoj pa mase ne emer te familjes time!
Gjyshin tone punetor e sulmuan nga pas kraheve ne deren e shtepise tone ku kishte vreshtin e ku me djerse punonte.
Nga deklarimet gjate marrjes ne pyetje autori i ketij akti barbar thote se e vrau gjyshin tone se nga sperkatja e rrushit i rrezikohej ngordhja e 2 dhive.
Pse keshtu o Shqiperia ime?!
Krenar per ty o mbreti zemres time e arkitekt i ndershmeris qe me rrenjose!
p.s media kazan jep lloje soje versionesh pa referuar organet zyrtare te prokurorise ose pa folur asnje cast me familjen. Zoti ju ruajt familjet ju "gazetareve" qe i bini kaq shkurt e beni lajme telenovel te paverteta se nje dite halja qe keni ndertuar do u kthehet per koke...sic e them gjithmone eshte vetem ceshtje propabiliteti ne kete vend”, shkruan Lapaj.

Autori i krimit gjatë marrjes në pyetje nga policia e Vlorës, tha se arsyeja se përse e ndërmori një hap të tillë ishte për shkak se 78 vjeçari do spërkaste rrushin dhe do helmonte 2 dhitë./Newsbomb.al/ 

ad.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditet Vlora, hidhet nga kati i tretë i pallatit një burrë, gjen vdekjen e menjëhershme
Bilanci i punëve te njësia 10, Veliaj: Plani ynë i vetëm është Tirana, kur ka vullnet, punët mbarojnë shpejt »
Article Logic
Execution time: 0.010073900222778
array(1) { ["section"]=> string(110) "i-vrane-gjyshin-me-cifte-reagon-nipi-ju-gazetareve-nje-dite-halja-qe-keni-ndertuar-do-u-kthehet-per-koke-81060" }