I vunë dinamitin stadiumit, por shikoni çfarë ndodhi 20 sekonda më pas (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 23:22 03-12-2017 I vunë dinamitin stadiumit, por shikoni çfarë ndodhi 20 sekonda më pas (VIDEO)

Në fillim  dukej si ato skenat tradicionale të shembjeve me dinamit të ndërtesave në të gjithë botën.

Por shembja e stadiumit “Silverdome” në Detroit nuk shkoi ashtu siç pritej.

Një sërë shpërthimesh dinamiti që ndoqën njëra-tjetrën rreth stadiumit lëshuan re të mëdha tymi në sipërfaqe. Por 20 sekonda më pas kur të gjithë prisnin rerzimin e stadiumit mitik, ndodhi çudia, impianti “Silverdome” nuk u rrëzua.

Shpërthimet kishin për qëllim të thyenin kolonat e stadiumit dhe më pas të shkaktonin rrëzimin e unazës së tij që do të sillte dhe shembjen e “Silverdome” pa kushte, por kjo gjë nuk ndodhi, raportoi cnn.

Zyrtarët përgjegjës të shpërthimit thanë se eksplozivët nuk arritën thyerjen e trarëve të çelikut të stadiumit dhe për këtë arsye shembja nuk rezultoi me sukses.

Me shaka një nga inxhinerët tha: “Silverdome është ndërtuar pak më mirë seç duhet".

2 javë më vonë do të bëhet një tjetër tentativë për të shembur impiantin “Silverdome”, në mënyrë që të ngirhet stadiumi i ri për Detroit. /newsbomb.al

Video:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I zuri cikloni në oqeanin Indian, zhduken 117 peshkatarë
Nasa zbulon planetin e mistershëm: Nuk e mendonim se mund të ekzistonte diçka e tillë »
Article Logic
Execution time: 0.009943962097168
array(1) { ["section"]=> string(82) "i-vune-dinamitin-stadiumit-por-shikoni-cfare-ndodhi-20-sekonda-me-pas-video-101859" }