I vuri zjarrin shkurreve, asfiksohet dhe vdes 79 vjeçari në Mat, i digjet edhe shtëpia (EMRI)

Publikuar tek: barometri, më 09:34 10-08-2020 I vuri zjarrin shkurreve, asfiksohet dhe vdes 79 vjeçari në Mat, i digjet edhe shtëpia (EMRI)

Një 79 vjeçar ka humbur jetën në Mat, pasi është asfiksuar nga tymi i flakëve.

Raportohet se i moshuari Hazis Kuka i ka vënë zjarrin disa shkurreve në fshatin Bujk të Matit, por nga tymi është asfiksuar dhe ka humbur jetën.

Si pasojë e flakëve të mëdha është djegur edhe banesa e të moshuarit, ndërsa 79 vjeçari është asfiksuar në përpjekje për të shuar flakët.

79 vjeçari ndezi zjarr për pastrimin e tokës por zjarri i doli jashtë kontrollit.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Bujkë, Bashkia Mat, shtetasi H. K., rreth 79 vjeç , banues në qytetin e Burrelit, dyshohet se ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat dhe si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij, ndërsa shtetasi H. K., në përpjekje për të shuar zjarrin dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë banorët e qarkut që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies, duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre dhe të banorëve përrreth. Policia fton qytetarët që të njoftojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01552414894104
array(1) { ["section"]=> string(96) "i-vuri-zjarrin-shkurreve-asfiksohet-dhe-vdes-79-vjecari-ne-mat-i-digjet-edhe-shtepia-emri-216651" }