I zbuloi mesazhet në telefon, zbardhet shkaku pse Adriatik Kuka vrau me thikë gruan e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 15:23 20-07-2019 I zbuloi mesazhet në telefon, zbardhet shkaku pse Adriatik Kuka vrau me thikë gruan e tij

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e Durrësit, ku Adriatik Kuka vrau me thikë gruan e tij, Hazbije Kuka, ndërsa sot 37-vjeçari u gjet i mbytur.

Mësohet se shkak i ngjarjes që përfundoi me dy vdekje janë bërë disa mesazhe ngacmuese.

Adriatik Kuka pretendonte se dikush ngacmonte gruan e tij, duke i dërguar mesazhe. Ndërkohë, Hazbije Kuka kishte bërë kallëzim për bashkëshortin që e kërcënonte. Policia kishte nisur hetimin 3 ditë para se Adriatik Kuka të qëllonte për vdekje me thikë në zemër bashkëshorten e tij, ku prezent ka qenë edhe djali i mitur i çiftit, 10 vjeçar.

Sakaq, ditën e sotme 37-vjeçari është gjetur i mbytur, në sektorin Rinia, ndërsa pranë vendngjarjes u gjet edhe makina me të cilin u largua nga shtëpia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007159948348999
array(1) { ["section"]=> string(95) "i-zbuloi-mesazhet-ne-telefon-zbardhet-shkaku-pse-adriatik-kuka-vrau-me-thike-gruan-e-tij-172786" }