I zë gjumi të dehur në Qipro...zgjohen në Siri (Foto)

Publikuar tek: bota, më 19:16 07-06-2016 I zë gjumi të dehur në Qipro...zgjohen në Siri (Foto)

Tre djem nga Britania e Madhe pretendojnë se janë zgjuar në bregdetin e Sirisë pasi i ka zënë gjumi në gjendje të dehur në një anije qipriote.

Alex McCormick me dy shokët e tij, James Wallman dhe Lewis Ellis vendosën të bëjnë një shëtitje me varkë, por pasi shkuan në port panë se varka e turistëve nuk kishte më vende. Të dehur ata vendosën të hipin në një varkë tjetër ku edhe i zuri gjumi.

Në SnapChat ata kanë rrëfyer historinë e tyre. “U zgjuam nga gjumi dhe pamë Qipron që dukej sa një pikë e vogël. Nuk kishim çfarë të bënim”, tregojnë ata.

d536fe33575791700230fcde34923786.jpg

Tre djemtë tentuan të flisnin me të vetmin person që ndodhej në varkë por ai nuk dinte fare anglisht. Pas nëntë orësh udhëtim ata arritën të raskapitur në tokën siriane ku u gjetën nga ushtria ruse dhe u transportuan në një bazë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në 2017 Samsung vjen me dy smartfonë me ekran fleksibël
Skanimi me grimca kozmike zbulon çfarë fshihet brenda piramidave të Egjiptit »
Article Logic
Execution time: 0.011195182800293
array(1) { ["section"]=> string(55) "i-ze-gjumi-te-dehur-ne-qipro-zgjohen-ne-siri-foto-42768" }