Një 25-vjeçar është dhunuar me mjete të forta në fshatin Luzni në Dibër.
Sipas policisë, Arsen Drenova është dhunuar me mjete të forta teksa kthehej në banesë duke e lënë të plagosur rëndë. I riu është dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet për identifikimi i autorëve që kanë sulmuar 25-vjeçarin për shkaqe ende të panjohura.