I zgjati licensën kompanisë, kryeministri i Spanjës shpallet “non grata” në vendlindjen e tij

Publikuar tek: bota, më 00:44 23-02-2016 I zgjati licensën kompanisë, kryeministri i Spanjës shpallet “non grata” në vendlindjen e tij

Pontevedra, qyteti ku u rrit kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy njoftoi se ish-banori më i rëndësishëm i saj, nuk ishte më i mirëpritur.

Autoritetet e qytetit veriperëndimor thanë sot se e kishin shpallur konservatorin Rajoy “persona non grata” për shkak të zgjatjes së licencës një kompanie celuloze edhe për 60 vite të tjera, shkruan Ata.

Ambientalistët argumentojnë se fabrika, që shtrihet në periferi të qytetit, ndot ujin e tij.

Gjatë një asambleje të këshilltarëve lokalë, përfaqësues të të gjitha partive politike, u vendos njëzëri që Rajoy të shpallej “persona non grata.”

Anëtarët e Partisë së djathtë Popullore të Rajoyt u larguan nga asambleja në shenjë proteste.

Deri para pak viteve licenca e kësaj kompanie skandonte në fund të vitit 2018.

Mariano Rajoy u lind në Santiago De Compostela, më 27 mars 1955.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019019842147827
array(1) { ["section"]=> string(96) "i-zgjati-licensen-kompanise-kryeministri-i-spanjes-shpallet-non-grata-ne-vendlindjen-e-tij-33275" }