I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i pajetë trupi i 17-vjeçarit (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:42 13-06-2019 I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i pajetë trupi i 17-vjeçarit (EMRI-DETAJE) Ilustruese

Gjendet i pajetë trupi i 17-vjeçarit Matias Rizallari. I riu rezultonte i zhukur prej 4 ditësh.

Trupi i tij është gjetur në mëngjes pranë Urës së Dragotit në Këlcyrë. Dyshohet se mesditën e së dielës 17-vjeçari është mbytur në lumin Vjosë, në grykën e Këlcyrës.

Paraparkisht dyshohet se i riu ka tentuar të lahet në lumë dhe më pas është mbytur. Prej 4 ditësh policia kishte përqëndruar kërkimet në lumin Vjosa.

Ndërkaq, familjarët e tij dyshojnë se 17-vjeçari mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Madje i ati, Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke akuzura 25-vjeçarin Egliter Dosti. Policia ka shoqëruar të riun dhe po e merr në pyetje.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081310272216797
array(1) { ["section"]=> string(79) "i-zhdukur-prej-4-ditesh-gjendet-i-pajete-trupi-i-17-vjecarit-emri-detaje-168025" }