I zhdukur që prej 16 shtatorit, policia e Vlorës arreston dy persona, dyshohen se kanë rrëmbyer 29-vjeçarin (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 22-09-2019 I zhdukur që prej 16 shtatorit, policia e Vlorës arreston dy persona, dyshohen se kanë rrëmbyer 29-vjeçarin (DETAJE) Foto ilustruese

Policia e Vlorës vuri në pranga dy persona, të cilët dyshohen se mund të kenë rrëmbyer 29-vjeçarin Fatjon Myrtaj.

Efektivët e rendit dyshojnë se Perlat dhe Lejdan Myrtaj kanë gisht në zhdukjen e Fatjonit.

29-vjeçari humbi kontaktet me familjen e tij në 16 shtator. Pasi nuk arritën të lidheshin me të, familjarët e tij kallëzuan në polici zhdukjen e Fatjonit. Sipas të dhënave të fundit, Perlat Myrtaj është kushëri i 29-vjeçarit Fatjon Myrtaj (djem xhaxhallarësh).

Për sa i përket shkaqeve të zhdukjes së 29-vjeçarit, policia ende nuk ka asnjë hipotezë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076329708099365
array(1) { ["section"]=> string(119) "i-zhdukur-qe-prej-16-shtatorit-policia-e-vlores-arreston-dy-persona-dyshohen-se-kane-rrembyer-29-vjecarin-detaje-179391" }