I zuri pritë automjetit me pistoletë në dorë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Publikuar tek: aktualitet, më 20:11 23-09-2018 I zuri pritë automjetit me pistoletë në dorë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka mundur të identifikojë brenda një kohe të shkurtër autorin e të shtënave me armë në vendin e njohur si “Shinat e trenit”.

Ai është shtetasi me inicialet A.S, 34 vjeç i cili i ka dalë përpara një automjeti dhe ka qëlluar në ajër me pistoletë, sipas policisë, pas një konflikti të momentit.

Njoftimi i Policisë Elbasan:

Shërbimet e Policisë lokale identifikuan brenda një kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te 'Shinat e trenit'.

Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.

Ai i doli përpara me armë në dorë një shtetasi që levizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit.

Nga 2 të shtënat në ajër nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësorin (EMRI)
Kjo është bileta e parë fituese e Telebingo Shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.013190031051636
array(1) { ["section"]=> string(95) "i-zuri-prite-automjetit-me-pistolete-ne-dore-identifikohet-dhe-shpallet-ne-kerkim-autori-135342" }