Minitrja e re e Arsimit Besa Sahini ka folur në emisionin 'Kjo javë' me Nisida Tufën për marrëdhënien që ka pasur me ish-ministren e Arsimit Lindita Nikolla, pozicionin e së cilës e zuri pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama.
Shahini tha se me Nikollën ka pasur marrëdhënie shumë të mira, teksa tha se i ka lënë shumë përshtypje stili i saj i qeverisjes.
'Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë dhe kemi punuar shumë ngushtë. Kam parë një stil qeverisje që më ka lënë përshtypje. Ajo ka pasur durimin që të dëgjojë shumë. Vendimi për ndryshimin e kurrikulave nga ajo ka qenë kurajoz, siç ishte dhe 22 universitete private. Studentët kanë qenë para ministrisë. Dhe në një moment kur ata u pyetën nëse Nikolla duhet të jepte dorëheqje, ata janë shprehur kundër. Kjo është një bisedë që mund ta ketë bërë me kryeministrin (Dorëheqjen). Studentët nuk e kanë kërkuar dorëheqjen e Nikollës, pasi ajo nuk është personi që mban mbi supe fajin që ekzistojnë në arsimin e lartë.tij para përgjegjësisë ligjore', tha Shahini.