‘Ia kemi treguar limitet’, mjekët kosovarë ‘paralajmërojnë' Albin Kurtin për punën në sektorin privat dhe publik

Publikuar tek: rajon, më 22:16 16-11-2019 ‘Ia kemi treguar limitet’, mjekët kosovarë ‘paralajmërojnë' Albin Kurtin për punën në sektorin privat dhe publik Kreu i Vetevendosjes Albin Kurti

Federata Sindikale e Mjekëve të Kosovës ka paralajmëruar kandidatin për Kryeministër Albin Kurti, se janë të pakënaqur me idenë e tij, që mjekët të mos punojnë në sektorin privat dhe publik, duke e “paralajmëruar” për limitet që s’duhet të kalojë.

Xhemajl Selmani nga Federata Sindikale e Mjekëve të Kosovës, i ka thënë Radio Kosovës se mjekët e kanë të rregulluar me ligj të punojnë në të dy sektorët, sipas vendimit që ishte marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2013. “Unë konsideroj që ne ia kemi bërë me dije kryeministrit në ardhje se ku janë limitet, dhe se ato limite nuk duhet t’i shkelë jo vetëm ai por secili që vjen edhe pas tij. Ai mund t’i shkaktojë telashe vetvetes por edhe neve edhe popullatës”, tha ai.

Ndërkohë, një tjetër mjek i Kosovës ka këshilluar Kurtin që të kontrollohen mjekët që punojnë në sektorin publik në mënyrë që gjatë tetë-orarëshit të mos shkojnë në vend tjetër.

“Për tetë orëshin e punës, të cilit i përgjigjët sektori publik, ta kontrollojë që të mos mund të punojë tjetër kund. Se çka bën mjeku mbas orarit të punës, është çështje individuale dhe e drejta për punë futet në Konventën për Të Drejtën e Njeriut”, është shprehur mjeku.

Kujtojmë se, se kryeministri i mandatuar i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nëse ai bëhet Kryeministër, do t’ua ndalojë mjekëve punën në dy sektorë dhe se ata duhet të zgjedhin vetëm njërin.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020946025848389
array(1) { ["section"]=> string(114) "ia-kemi-treguar-limitet-mjeket-kosovare-paralajmerojne-albin-kurtin-per-punen-ne-sektorin-privat-dhe-publik-186135" }