Ia merr mendjen miza në makinë, shoferja italiane plagos 3 shqiptarë

Publikuar tek: bota, më 07:54 05-06-2018 Ia merr mendjen miza në makinë, shoferja italiane plagos 3 shqiptarë Foto ilustruese

Një aksident me katër të plagosur është shkaktuar, në rrugën mes Rothristit dhe Vordemwaldit në Zvicër.

Një shtetase italiane ka goditur me makinën e saj një tjetër makinë të llojit “Opel”.

Sipas Policisë, shoferja italiane në “Fiat” është penguar nga një insekt brenda makinës ndaj edhe e ka humbur drejtimin e rrugës, duke dalë në anën e kundërt të saj.

Shoferi i Opelit, një 23-vjeçar kosovar, që ishte nga ana e kundërt ka tentuar të futet në livadh për të shmangur përplasjen, megjithatë nuk ka mundur të veprojë me kohë dhe është goditur nga italiania.

Për shkak të forcës së përplasjes, dera e pasme e Opelit është shkatërruar tërësisht, ndërsa një bashkëudhtare ka rënë nga makina. Me plagë ende të papërcaktuara, ajo është dërguar në spital, ka pohuar policia zvicerane.

Një tjetër pasagjere në Opel gjithashtu është dërguar në spital me lëndime të panjohura.

Shoferi i Opelit, një shtetas 23-vjeçar i Kosovës dhe dy bashkudhëtarë të tjerë gjithashtu kanë pësuar lëndime të lehta. Edhe shoferja  29-vjeçare e Fiatit ka pësuar gërvishtje dhe të ënjtura. Policia i ka filluar hetimet për shkakun e saktë të aksidnetit, duke ia konfiskuar italianes patentën e shoferit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069859027862549
array(1) { ["section"]=> string(74) "ia-merr-mendjen-miza-ne-makine-shoferja-italiane-plagos-3-shqiptare-123276" }