Ibrahim Basha, polici i vrarë në Lazarat

Publikuar tek: aktualitet, më 10:15 24-06-2015 Ibrahim Basha, polici i vrarë në Lazarat Ibrahim Basha

Ibrahim Basha, vetëm 31 vjeç, është nisur si zakonisht sot në një mision, thirrur nga shefat e tij, në fshatin Lazarat, por ka gjetur vdekjen.

Efektivi i RENEA-s, njëkohësisht i angazhuar edhe në shumë misione jashtë vendit si në Irak e Afganistan ka humbur sot jetën. Nuk dihet ende qartësisht dinamika e ngjarjeve, por forcat speciale janë thirrur nga patrullat e policisë në Lazarat, pas të shtënave të shumta që po ndodhnin aty dhe në fshatin Derviçan. Menjëherë forcat RENEA janë nisur drejt Lazaratit dhe kur janë futur në fshat, janë qëlluar me armë të rënda. Basha humb jetën, plagosen edhe dy shokët e tij të luftës, luftë që ndryshe nga vendet në konflikt ku Basha kishte shërbyer, po ndodhte mes Shqipërisë.

Për të plagosurit u dhanë fillimisht vetëm inicialet, por ata janë Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaraj. Basha u qëllua nga dritarja e një shtëpie në Lazarat, po ashtu edhe shokët e tij. Drejt Lazaratit është nisur ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, pas takimit që pati në Kryeministri me Ramën. PD kërkon të zbardhet ngjarja.

Shpesh ka patur të dhëna nga fshati për një tension që mund të plaste nga momenti në moment, ashtu si një vullkan që mund të riaktivizohej shumë shpejt dhe që tani dukej në qetësi, megjithse u desh vrasja e një të komandoje që përballoi misione të vështira jashtë, por që jetën ia mori Lazarati, që të mobilizonte policinë, ministrinë dhe qeverinë shqiptare.

Së fundmi, gjatë fushatës zgjedhore, lazaratasit kanë pritur vetëm kandidatin e djathtë për Gjirokastrën, Igli Kokalari dhe kanë qenë të tensionuar me policinë që i monitoronte gjatë të gjithë kohës.

Ende nuk është neutralizuar grupi që ka qëlluar mbi efektivët. Nuk dihet kush ka provokuar me armë dhe kush është përgjigjur. Nuk dihet se si kanë hyrë në fshat armatimet e rënda, që kanë qenë në duart e 15 personave që po përfliten si grupi që qëlloi mbi efektivët. Fshati patrullohej gjatë gjithë kohs. Hetimet vazhdojnë. Policët janë dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak për të trajtuar plagët e rënda.

 

ibrahimbasha

Ibrahim Basha

ibrahimbashamision

Ibrahim Basha në mision jashtë Shqipërisë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vidhnin portofolet me lekë, arrestohet çifti i bashkëshortëve
Braçe: Narkoterrorizmi godet sërish, shfrynë dufin e humbjes në zgjedhje »
Article Logic
Execution time: 0.011511087417603
array(1) { ["section"]=> string(45) "ibrahim-basha-polici-i-vrare-ne-lazarat-14518" }