Ibrahimi: Së shpejti ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, prokurorët do trajnohen nga FBI në Amerikë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:29 23-07-2019 Ibrahimi: Së shpejti ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, prokurorët do trajnohen nga FBI në Amerikë Kreu i KLP Gent Ibrahimi

Kreu i KLP Gent Ibrahimi thotë se pas fillimit nga puna për ngritjen e SPAK, shumë shpejt do të nisë ngritja dhe e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Ibrahimi tha në emisionin 'Përballë' se publiku duhet të presë pak kohë sepse prokurorët e BKH-së do të trajnohen nga forcat speciale amerikane të FBI për disa muaj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

'Edhe ngritja e BKH është shumë afër. Ama publiku duhet të përgatitet për disa procedura teknike në ngritjen e saj dhe trajnimin e prokurorëve. Duhet që disa prej prokurorëve që do hyjnë në garë të kalojnë në Vetting dhe më pas të futen në trajnim. FBI do të trajnojë prokurorët e BKH dhe trajnimi do të bëhet në bazën më të madhe të trajnimit të FBI në SHBA', shtoi Gent Ibrahimi.

Më herët në këtë emision, Ibrahimi u shpreh se dhe Struktura e Posaçme AntiKorrupsion do të nsië punën shumë shpejt dhe niveli goditës i saj do jetë shumë i madh.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034008979797363
array(1) { ["section"]=> string(104) "ibrahimi-se-shpejti-ngrihet-byroja-kombetare-e-hetimit-prokuroret-do-trajnohen-nga-fbi-ne-amerike-173136" }