‘Ide shoviniste’, Thaçi ashpër përplaset ashpër me analistin për Preshevën

Publikuar tek: rajon, më 22:12 20-05-2019 ‘Ide shoviniste’, Thaçi ashpër përplaset ashpër me analistin për Preshevën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  është i ftuar mbrëmjen e sotme në në emisionin Open me gazetaren Eni Vasilin.

Në një moment Thaçi ka pasur një debat të fortë me Enton Abilekajn në lidhje me bashkangjitjen e Preshevës me Kosovën.

Ai ka deklaruar se nëse Kosovës i bashkohen tre komunat shqiptare në Serbi nuk është asgjë e keqe, por është kthimi i padrejtësisë historike.

Ndërkohë Enton Abilekaj ka deklaruar se kjo ide mund të nxisë qëndrime të ngjashme edhe nga Serbia dhe e ka quajtur këtë një ide shoviniste.

Më tej Thaçi i është përgjigjur se nuk është ide shoviniste, por është kthim i padrejtësisë historike. Ai deklaroi se e konsideronte veten një President nacionalist që nuk kërkon të marrë territore të tjera por të mbrojë territoret e Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029722929000854
array(1) { ["section"]=> string(78) "ide-shoviniste-thaci-ashper-perplaset-ashper-me-analistin-per-presheven-165055" }